UNOSEK

United Nations Office of the Special Envoy for Kosovo

I Dërguari i Posaçëm

 

Martti Ahtisaari portray

 I Dërguar i Posaçëm për Kosovë - Z.  Martti Ahtisaari -

 

Biografia

Kryetari Martti Ahtisaari

Kryetari Ahtisaari njëherit është edhe kryetar i bordit mbikëqyrës të Operës Shtetërore të Finlandës, kryetar nderi i forumit Pro Baltika, kryetar nderi i Këshillit të Fondacionit të Euroazisë, kryetar nderi i komitetit ndërkombëtar të Bibliotekës Vyborg, anëtar i bordit të Festivalit Muzikor në Naantali, kujdestar nderi i Fondacionit Amerikan-Skandinav dhe anëtar i këshillit drejtues të Forumit Northern Research. Ai po ashtu është patron i Koeppler Appeal dhe anëtar i bordit EUSTORY.

Z. Ahtisaari filloi të punoj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës në vitin 1965, më saktësisht në Byronë e Ministrisë për Bashkëpunim Teknik dhe prej këtij viti e deri në vitin 1972 ka pasur poste të ndryshme, duke përfshirë edhe postin e Ndihmësdrejtorit prej vitit 1971 deri në vitin 1972. Prej vitit 1972 e deri në vitin 1973 ai ishte Zëvendësdrejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Departamentin për Zhvillim të Bashkëpunimit Ndërkombëtar. Prej vitit 1971 e deri në vitin 1973 ishte edhe anëtar i Komitetit Këshilldhënës të Qeverisë për Çështje të Tregëtisë dhe Industrializimit të Shteteve në Zhvillim.
Para se t'i bashkohej radhëve të Kombeve të Bashkuara, Z. Ahtisaari shërbeu si Ambasador i Finlandës në Republikën e Bashkuar të Tanzanisë (1973-1976) gjithashtu ishte akredituar në Zambi, Somali dhe Mozambik (1975-1976).
Ai ishte anëtar i Senantit të Institutit të KB për Namibi prej vitit 1975 deri 1976. Z. Ahtisaari shërbeu edhe si Komisioner i Kombeve të Bashkuara për Namibi prej vitit 1977 deri në vitin 1981. Në korrik të vitit 1978 u emërua Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të KB në Namibi.

Prej vitit 1984 e deri në vitin 1986, Z. Ahtisaari shërbeu si Nënsekretar i Shtetit për Zhvillim të Bashkëpunimit Ndërkombëtar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës dhe njëkohësisht ishte Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të KB në Namibi.
Ishte Guvernator nga Finlanda në Bankën Zhvillimore Afrikane, Bankën Zhvillimore Aziatike, Bankën Zhvillimore Ndër-Amerikane, si dhe në Fondin Ndërkombëtar për Zhvillim të Bujqësisë.
Z. Ahtisaari gjatë kësaj periudhe ishte edhe kryetar i bordit të drejtorëve të Fondit Finlandez për Industrializimin e Shteteve në Zhvillim.

Sekretari i Përgjithshëm i KB-së Javier Perez de Cuellar emëroi Z. Ahtisaari Nënsekretar i Përgjithshëm për Administratë dhe Menagjment, duke filluar nga data 1 janar 1987. Z. Ahtisaari mbajti funksionet e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm në Namibi dhe udhëhoqi me operacionin e KB-së (UNTAG) në Namibi (1989-1990). Posti i Z. Ahtisaari si Nënsekretar i Përgjithshëm pëfundoi më 30 qershor 1991. Prej datës 1 korrik 1991, Z. Ahtisaari ishte në postin e Sekretarit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme Finlandës në Helsinki.
Nga fillimi i muajit shtator të vitit 1992 e deri më 15 Prill 1993, Z. Ahtisaari ishte kryesues i grupit punues për Bosnjë dhe Hercegovinë në Konferencën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Prej datës 1 korrik 1993 dhe gjatë katër muajve të ardhshëm, Z. Ahtisaari ishte Këshiltar Special në Konferencën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi dhe Këshilltar i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavi.

Z. Ahtisaari ka diplomuar në Universitetin Oulu, në Finlandë në vitin 1959.
Universiteti i tij e shpalli Doktor Nderi (Pedagogji) në vitin 1989. Ai po ashtu u shpall Doktor Nderi i Humanistikës nga Kolegji në Bently, Waltham, Massachusetts në vitin 1990; Doktor Nderi i Shkencave Politike nga Universiteti Kasetsart, Bangkok 1995; Doktor Nderi i Shkencave Politike nga Universiteti Turku në vitin 1995; Doktor Nderi në Ekonomi dhe Administrim të Biznesit (Shkolla për Ekonomi dhe Administrim të Biznesit në Helsinki) në vitin 1996; Doktor Nderi i Universitetit të Palermos (Argjentinë) në vitin 1997; Doktor Nderi i Filozofisë nga Universiteti i Helsinkit, 1997; Doktor Nderi i Universitetit të Moskës (MGIMO) 1997; Doktor Nderi i Pedagogjisë në Kyiv 1998; Doktor Nderi nga Universiteti për Teknologji, Espoo 1998; Doktor Nderi i Universitetit të Namibisë, 2000; Doktor Nderi i Juridikut nga Universiteti Columbia në New York; Doktor Nderi i Shkencave Shoqërore nga Universiteti në Jyväskylä 2000 dhe Doktor Nderi nga Kolegji Averett, 2001. Në vitin 2005, Z. Ahtisaari u shpall Doktor Nderi i Humanistikës nga Universiteti Amerikan në Bullgari.
Z. Ahtisaari ka marrë çmimin Katër Liritë e Franklin D. Roosevelt (2000), gjithashtu është laureat i çmimit Hessen për Paqë (2000), çmimit J. William Fulbright Award për Mirëkuptim Ndërkombëtar (2000), mirënjohjen më të lartë të Fondacionit së Bashku për Paqë (2000), çmimin evropian Ndërtues i Paqës nga Qendra Evropiane për Qëllime të Përbashkëta (2003) dhe çmimin Euro-Atlantic Bridge Prize nga Fondacioni Evropian për Kulturë (2003).

Kryetari Ahtisaari është fitues i dekoratave të shumëta. Në vitin 2002 u dekorua me urdhërin Zyrtar Nderi i Australisë. Në vitin 2004 u dekorua me urdhërin Miqtë e Oliver Tambo-së (Mik i Lartë) nga Afrika e Jugut.

Z. Ahtisaari u lind më 23 qershor 1937; është shtetas i Finlandës; është i martuar dhe ka një djalë 


 

Zëvendës i të Dërguarit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm - Doktor Albert Rohan 

Doctor Albert Rohan

Curriculum Vitae

Shkolla e Mesme në Salzburg dhe Feldkirch, Austri dhe Vannes, Francë
Studime juridike në Vjenë dhe Grac, Austri: 1960 Doktor i Shkencave Juridike
1960/61 Kompania e sigurimeve "Le Monde", Paris, Francë
1961/62 Kolegji i Evropës, Bruges, Belgjikë
1963 Hyri në shërbim të Diplomacisë së Austrisë
1963-66 Departamenti Ekonomik Multilateral
1966-68 Ambasada në Beograd
1969-75 Ambasada në Londër
1975/76 Departamenti Ekonomik Multilateral
1977-81 Drejtor, Zyra Ekzekutive e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Nju Jork, ShBA
1982-85 Drejtor, Departamenti për Organizata Ndërkombëtare
1985-89 Ambasador në Argjentinë, Uruguaj dhe Paraguaj
1990-95 Drejtor, Departamenti për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore
1993-95 Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike
1994/95 Bashkërendues Ndërkombëtar për Iniciativën e Evropës Qendrore
1996-2001 Sekretar i Përgjithshëm për Çështje të Jashme

Prej vitit 2002 Ambasadori Rohan ka punuar si ligjërues, analist politik në radio, televizion dhe media të shtypura. Ai është autor i librit "Diplomati në skajet e politikës botërore", Molden, tetor 2002.

Ligjëron mbi zhvillimet në Ballkan, situatën në Lindjen e Mesme, Rusi, Marrëdhëniet Trans-Atlantike dhe Çështjet Evropiane në Universitetin Princeton, Toronto, Otavë, Budapest, Krakov dhe Vjenë, Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë, Nju Jork, Qendra Vudrou Villson, Uashington, Instituti Mbretëror për Punë të Jashtme, Çetëm Haus, Londër, Asociacionet për Politikë të Jashtme në Mynih, Lubjanë dhe Vjenë, EURAC Bolzano, Lëvizja PANEUROPA në Vjenë dhe Insbruk, Asociacioni i Austrisë në KB a.o.
Në nëntor të vitit 2005 u emërua Zëvendës i të Dërguarit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm për procesin e statusit të ardhshëm të Kosovës.
Gjuhët: Gjermane, angleze, frenge, spanjolle